Gracka e re e Serbisë/ Publicisti tregon si po tentohet të bllokohet dialogu dhe çka duhet të bëjë Kosova

Aktuale

Gracka e re e Serbisë/ Publicisti tregon si po tentohet të bllokohet dialogu dhe çka duhet të bëjë Kosova

Nga: A.ZH Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Publicisti Emin Azemi, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, i cili ka kërkuar nga Kosova, që të ndërrojë emrin.

Azemi e ka quajtur “budallaki” këtë deklaratë të zyrtarit serb, duke thënë se Kosova nuk duhet të bie në grackën e Serbisë, për ta bartur problemin nga aktualiteti në histori, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kosova duhet të insistojë në evropianizimin e procesit të tejkalimit të problemeve të hapura me Serbinë përmes mjeteve politike.

“Kosova moti ka qenë dashtë me u quajt Dardani, por pastaj Daçiqi dhe Daçiqkat kishin piskat, sepse edhe Beogradi hyn në atë emërtim të lashtë.... Shqiptarët i njohin kufijtë e tyre historikë, por janë treguar racional ndaj kërkesave e ëndrrave mesjetare e krejt irracionale të Serbisë....Prandaj, Kosova nuk duhet të bie në grackën e Serbisë për ta bart problemin nga aktualiteti në histori, atje ku serbët kanë dëshirë të ngelin ....Kosova duhet të insistojë në evropianizimin e procesit të tejkalimit të problemeve të hapura me Serbinë, me mjete politike, pa e harruar edhe kërkesën për denacifikim të Serbisë dhe shlyerjen e faturës së gjenocidit mbi shqiptarët...

Serbisë nuk duhet lejuar luksi i të qenit në pozitën e parashtruesit të kushteve kundrejt Kosovës, sepse kjo e fundit ende po paguan pasojat e të qenit pjesë e ideve bosnjëzuese të Serbisë....

Budallakia e fundit e Daçiqit është vetëm një dëshmi se këto ide të Serbisë po hidhen si shkopinj për të penguar procesin negociues dhe për të ngadalësuar konsolidimin e shtetit të Kosovës.... “, ka shkruar Azemi në një postim në Facebook.

Daçiq, deklaratën e bëri pas një vendimi që në objektin e Kuvendit të Kosovës të mos shërbehen produkte serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por, pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin, sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiq./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat