Tha se Osmani po gënjen, presidenca e Kosovës i reagon Vulinit

Aktuale

Tha se Osmani po gënjen, presidenca e Kosovës i reagon Vulinit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:16
Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Presidentja Osmani të shtunën në Kanada kishte thënë se Serbia ka shfrytëzuar donacionet e vaksinave duke shtyrë shtetet në Afrikë të mos e njohin Kosovën.

Ndaj kësaj sot ka reaguar Vulin që ka thënë se Osmani po gënjen, ndërsa ka thënë se Serbia ka dhuruar edhe teste për koronavirus në Kosovë e madje edhe ka vaksinuar shqiptarë të Kosovës që nuk kanë mundur të vaksinohen në Kosovë.

Blerim Vela ndaj këtyre deklarimeve ke reaguar në Twitter.

“Vulin vazhdon të gënjejë duke përdorur gjuhë të urrejtjes. Serbia joshi vendet në Afrikë dhe Lindje të Mesme me donacione të vaksinave që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar Vela, ndërsa ka postuar një link të MPJ-së së Serbisë ku flitet për një donacion prej 40 mijë vaksinave të AstraZenecas që Serbia ia bëri Ugandës.

Ndër të tjera në atë njoftim të MPJ-së së Serbisë thuhet se: “Shefi i Diplomacisë së Serbisë falënderoi bashkëbiseduesin e tij për mbështetjen parimore të Ugandës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat