“Hipokrit dhe cinik”/Gjuriqit i vjen reagimi pas deklaratës ndaj Kurtit, këto ishin planet për ndarjen e Kosovës

Aktuale

“Hipokrit dhe cinik”/Gjuriqit i vjen reagimi pas deklaratës ndaj Kurtit, këto ishin planet për ndarjen e Kosovës

Nga: G.B Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:20
Slobodan M. Vujicic

Marko Gjuriq ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti është për të votuar bashkimin me Shqipërinë, si aspiratë të Kosovës jo për pavarësi nga ajo që thotë për Serbinë, por për bashkim me shtetet tjera.

Pas kësaj, kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujiçiç, ka reaguar ndaj ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq.

Përmes një reagimi dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ai i ka kujtuar Gjuriqit se presidenti Vuçiq bashkë me Thaçin dhe Ramën kanë avokuar ndarjen e Kosovës, që do të shkaktonte krijimin e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe.

Më tej, ai ka thënë se reagimi i Gjuriq është hipokrit dhe cinik, karakteristika të karakterit të tij.

Reagimi i plotë i tij:

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq e kupton deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar për bashkim me Shqipërinë, si aspiratë të Kosovës jo për pavarësi nga ajo që thotë për Serbinë, por për bashkim me shtetet tjera. Mirëpo, ambasadori i përmendur ka harruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën kanë avokuar ndarjen e Kosovës, e cila në vetvete do të shkaktonte krijimin e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe.

Prandaj, reagimin e ambasadorit Gjuriq e konsiderojmë të jetë hipokrit dhe cinik, të paktën, që në fakt janë karakteristika të karakterit të tij.

Me respekt

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës,

Slobodan M. Vujicic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat