Shoqata e Gazetarëve e dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të “Bota sot”, Idriz Morina - Policia ta trajtojë me prioritet

Aktuale

Shoqata e Gazetarëve e dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të “Bota sot”, Idriz Morina - Policia ta trajtojë me prioritet

Nga: M.H. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me krëcënimin që mori kryeredaktori i “Bota sot”, gjatë mbrëmjes së djeshme.

AGK shprehen të shqetësuar me rastin duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe dënim për kërcënuesit, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Redaksia e gazetës Bota Sot e ka njoftuar AGK-në për një telefonatë që kryeredaktori i saj thotë se e ka pranuar të dielën mbrëma.

Sipas kësaj gazete online, Idriz Morina, ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij. Morina e ka paraqitur rastin në Polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.

AGK-ja e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat