Abazi zbulon shifrën që e shpenzon Serbia për lobing në SHBA

Aktuale

Abazi zbulon shifrën që e shpenzon Serbia për lobing në SHBA

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:08
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se Serbia shpenzon 40 milionë euro në vit në grupet e lobingut në SHBA që të ndërrojë qasja ndaj Serbisë.

Ai thotë tutje se ish-i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është tani vetëm një qytetar i thjeshtë e nuk përfaqëson asgjë në shtetin amerikan.

“Nuk besoj që kam takuar ndonjëherë një njeri që del prej qeverisë amerikane dhe një qeverie tjetër që shkon diku për turizëm dhe merret me politikë. Nëse shkon në plazh në Shqipëri është i mirëseardhur, por del e flet për politikë pa pasur asnjë post. Lobingu është një profesion i rëndësishëm në SHBA dhe ky ka qenë në vazhdimësi në kuadër të mbështetjes së kauzës serbe në Uashington. I shihni se gjatë fushatës Grenell ka qenë me komunitetin serb në Çikago, Detroit e gjithandej në qytete amerikane ku realisht ka tentuar të paraqesë veten si magnet i interesit serb në Uashington.

Mos harroni se bëhet fjalë për 40 milionë euro shpenzime që bën ambasada e Serbisë, oda ekonomike, zyra e Republika Srpska që të promovohet interesi serb në Uashington. 40 milionë në vit. Shpenzohen për lobing tek senatorët, kongresmenët e deri tek think-tanket që të ndërrojnë qasjen ndaj Serbisë. E si të përgjigjemi ne, mendoj se është çështje tjetër. Por më së paku është në subordinim ndaj një agjende të tillë. Këtu ka një administratë amerikane dhe qëndrimet vijnë prej njerëzve të nominuar e jo prej njerëzve të thjeshtë sikur Grenelli”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat