Aksidenti në Bullgari, Gërvalla: Kosova do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm

Aktuale

Aksidenti në Bullgari, Gërvalla: Kosova do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka ofruar mbështetjen institucionale ndaj Maqedonisë së Veriut pas aksidentit ku humbën jetën 45 qytetarë, shumica prej tyre shqiptarë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë”.

“Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat