Bajqinovci shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Aktuale

Bajqinovci shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Foto nga aksidenti

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku la të vdekur shumë shqiptar.

Bajqinovci shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, përcjell “Bota sot”.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, shkruan tutje deputeti.

Postimi i plotë

Lajm i tmerrshëm!

Në Bullgari një autobus me 53 pasagjerë nga Maqedonia e Veriut është djegur nga aksidenti.

Njoftohet se kanë mbijetuar vetëm 7 persona dhe se kanë humbur jetën 46 persona.

Ngushëllime familjarëve të viktimave, Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat