Shkeli marrëveshjet/ MPJD ia ndalon vizitën Petkoviqit në Kosovë

Aktuale

Shkeli marrëveshjet/ MPJD ia ndalon vizitën Petkoviqit në Kosovë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:30
Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në periudhën 23-25 nëntor 2021.

Petkoviq kishte në plan të realizonte një vizitë dyditore në një manifestim në Manastirin e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme.

“Ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës”.

“MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen, nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat