Çfarë po ndodhë në VV? Haki Abazi bojkotoi seancën e Kuvendit, përgjigjet Arbër Rexhaj

Aktuale

Çfarë po ndodhë në VV? Haki Abazi bojkotoi seancën e Kuvendit, përgjigjet Arbër Rexhaj

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur rreth reagimit të deputetit Haki Abazi, i cili nuk mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se arsyet ja ka përcjellë lidershipit të partisë.

Rexhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, andaj edhe secili deputet mund të jap mendimet e veta.

Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, deputetët tanë mund të japin mendimet e veta. Për shembull, nëse do të isha unë në vend të Hakiut, unë në vend të statusit, unë këtë veprim dhe këtë transmetim do ta bëja tek lidershipi dhe tek kryeministri Kurti, pa shkruar status. Së pari do ta bëja Grupit Parlamentar, pastaj brenda Lëvizjes Vetëvendosje e kështu me radhë”, ka thënë Rexhaj në Kanal10.

I pyetur nëse ka ndonjë pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhaj ka thënë se kjo nuk është e mundur, pasi që ka kaluar ajo kohë.

“Në asnjë mënyrë, ka kaluar koha kur Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë krizë nga brenda dhe mendoj se jemi grupi më i fuqishëm parlamentar me një lloj koherence e konsistence dhe natyrisht se kemi të drejtë ta shprehim mendimin. Unë tregova se si do të veproja unë, pasi që ne jemi deputetë dhe jemi kolegë, unë e kam mik Abazin, por ai e ka zgjedhur një rrugë më të shpejtë duke e bërë publike veprimin e tij”, ka thënë Rexhaj.

Kujtojmë se, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe në lidhje me këtë ka thënë se ka disa arsye.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se janë një sër faktorësh që e kanë shtyer të mos marrë pjesë.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, shkruan Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat