“Më në fund një lajm i mirë lidhur me “bashkimin” kombëtar”/ Adriatik Kelmendi: Bravo Albin, bravo Edi!

Aktuale

“Më në fund një lajm i mirë lidhur me “bashkimin” kombëtar”/ Adriatik Kelmendi: Bravo Albin, bravo Edi!

Nga: N. Sh. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Edi Rama dhe Albin Kurti

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar për një lajm të mirë, që e cilëson ai, sa i përket “bashkimit” kombëtar.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët do të mund të marrin leje qëndrimi dhe të punës në Shqipëri e Kosovë me një aplikim të thjeshtë.

Kelmendi shkrua “bravo Albin Kurti, bravo Edi Rama”.

Reagimi i plotë:

Më në fund një lajm i mirë konkret lidhur me “bashkimin” kombëtar - bashkëpunimi praktik kombëtar.

Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mund të marrin lejen e qëndrimit dhe të punës në Shqipëri dhe në Kosovë vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Pse tash e 22 vjet flasim kur na duhet të dukemi “bukur” për “bashkimin” e paska qenë kaq e vështirë të bëhet kaq pak për t’u bashkuar edhe aty ka bash askush s’na ka penguar kurrë?!

Bravo Albin, bravo Edi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat