Zbulohet dëshmia se Rama ka mbështetjen totale nga Serbia/ - Në prapaskenë “Open Ballkan”, po mbështetet nga…

Aktuale

Zbulohet dëshmia se Rama ka mbështetjen totale nga Serbia/ - Në prapaskenë “Open Ballkan”, po mbështetet nga…

Nga: A.Z Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Rama sot është duartrokitur nga parlamenti i Serbisë, gjë që e dëshmon se ai ka mbështetje totale nga Serbia.

Bytyçi theksoi tutje se Rama nuk e gëzon mbështetjen në Shqipëri dhe as në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se në prapasken “Open Ballkan-in”, po e mbështet edhe Lulzim Basha.

Postimi i plotë:

Edi Rama është duartrokit sot nga parlamenti i Serbisë dhe ka marrë vlerësime maksimale aty për përkushtimin e tij ndaj Open Balkan!

Kjo dëshmon se kryeministri i Shqipërisë ka mbështetjen totale të Serbisë, parlamentit, qeverisë, opozitës, institucioneve shtetërore, akademike, shkencore dhe kishtare të Serbisë në kontributet që ai jep për Ballkanin e Hapur!

Edi Rama nuk e gëzon këtë mbështetje në Shqipëri, as në Kosovë, as në Bosnjë-Hercegovinë dhe madje as në Maqedoni! Vetëm Serbia është krejtësisht me Edi Ramën, sepse Edi Rama është plotësisht i njësuar me vokacionin serb!

Por fatmirësisht Open Balkan do të duhet të dështojë! Janë tri vende dhe dy gjysmavendesh kundër tij. Ndërsa pro Ballkanit të Hapur është e gjithë Serbia bashkë me Edi Ramën e Shqipërisë dhe Zorranin e Maqedonisë së Veriut! Harrova: Open Balkanin e mbështet në prapaskenë edhe Lulzim Basha! Atij nuk ia mban të flasë kundër tij! Shshshsht... Eshtë Sorosi me kopac në dorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat