Ndodhë për herë të parë/ Supremja nuk ia njeh PDK-së fitoren në Dragash- rivotim në Diasporë

Aktuale

Ndodhë për herë të parë/ Supremja nuk ia njeh PDK-së fitoren në Dragash- rivotim në Diasporë

Nga: M.L. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Gjykata Supreme ka marr vendim që të përsëritet votimi nga jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit.

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme urdhëron KQZ-në që të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunës së Dragashit.

"Ankesa e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini është pranuar pjesërisht, teksa është refuzuar pjesa tjetër e ankesës ku kandidati i LDK-së ka kërkuar që votat e mëparshme me postë të përfshihen në rezultatin final".

Kujtojmë se, Më 14 nëntor, Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës mori 5 mijë e 648 vota, apo 47 më shumë se kundër-kandidati nga LDK, Bexhet Xheladini.

Madje, rezultati ishte zvogëluar në vetëm 17 vota më pak për LDK-në pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Gjithçka ishte përmbysur nga votat me postë, ku 244 ishin për LDK-në, ndërkaq 54 për PDK-në.

VENDIMI I PLOTË I GJYKATËS SUPREME

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat