Vazhdon historia e rrëfimit të Sylë Shalës: Pas sigurimit të disa armëve në Slloveni, tashmë policia ishte e informuar dhe...

Aktuale

Vazhdon historia e rrëfimit të Sylë Shalës: Pas sigurimit të disa armëve në Slloveni, tashmë policia ishte e informuar dhe...

Nga: N. Sh. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:22
Sylë Shala

Sylë Shala, një veprimtar i çështjes kombëtare nga Leqina e Skenderajt, ka vazhduar me rrëfimin e tij, se si arritën të sigurojnë armë në Slloveni.

Pas sigurimit të disa armëve automatike, Shala thotë se tashmë policia ishte në dijeni për emrat e tyre.

“Një ditë Afrim Haliti më lenë një porosi në telefon të Enver Hajdarit që të shkojë për vizitë deri të ai në Celje. Të nësermën shkova në banesë të Afrimit për drekë që kaluam një ditë shumë të mirë shumë vëllazërore. Afrimi ishte djalë i jashtëzakonshëm, shumë miqësor dhe më vlera kombëtare. Pos tjerash Afrimi më thotë; baba i gruas time Selimi ka si hobi peshkimin dhe gjatë peshkimit është njohur më një  kapiten slloven këtu në Celje, i cili i ka thanë Selimit se nga kazerma (vendqëndrimi i ushtrisë dhe armatimit) mund të nxjerrë armë automatike, çka mendoni për ketë nipash, vazhdon më tejë daja Afrim është rrezik i madhë më thotë  dhe çmimi i tyre është 1500 DM për copë”, shkruan në rrëfimin e tij Shala.

Ai tregon se kishte vendosur për ‘po’, në lidhje me këto armë.

“Tani përgjegjësia ishte e imja se çfarë të them, shanset për mos më u zbulu nga sigurimin ushtarak ose atij slloven ishin po thuajse zero, por le të shkojë sa të shkojë, ishte diçka tjetër. Duke i njohurë dhe vlerat prej guximtari dhe atdhetari të Fazli Hajdarit dhe Fatmir Vidishiqit, vendosa të i kthejë një përgjigje të vështirë dajes Afrim: Po i thash veç a mundesh pa marrë parasyshë pasojat. Selimin e njofsha  qysh me ardhjen time në Slloveni, isha taku disa herë te Afrimi, ishte burrë i mirë dhe i ndershëm”, tregon Shala.

Tutje, Shala thotë se është kthyer në Velenje dhe i tergoi Fazliut dhe Fatmirit, të cilët e përkrahën për këto armë.

“Tani pas dy ditësh Afrimi në telefon të Enverit më lenë një porosi që të shkojë deri te ai në mbrëmje, pasi që arrita te Afrimi më thotë se armët i ka pru Selimi, në podrum i kam. Pa humbur kohë armët i mora në dy thasë, nga dy copë i futa në veturë dhe nga Celja i pruna në Velenje ku më pritën Fazliu me Fatmirin. Pasi që armët i rehatum, i u thash që herën tjetër kur të shkojmë me i marrë armët tjera duhet të ju dergojmë të hollat, pasi nuk i kishim të gjitha të hollat, një pjesë e armëve Fazliu ju dha dy shqiptarëve nga Presheva kështu që për çdo dy a tri ditë armë kemi marrë me Fazliun e ndonjë herë më Fatmirin”, përfundon Sylë Shala.

Ai tregon se, pushkët automatike nga Afrim Haliti i kanë  marrë afërsisht për tri javë.

“Ka fundi i javës se tretë Afrimi në mëngjes thërret në telefon të Enverit ku i thotë: Më duhet Syla sa më parë deri te unë. Enveri vjen te Fatmiri më tregon se po më kërkon Afrimi urgjent. Shkova në banesë të Afrimit, Afrimi më tregon se policia i kanë ra në gjurmë Selimit, janë kanë në kontrollë te Selimi si kanë gjetë asgjë pasi automatikët ishin në podrum  timin por i kanë gjetë një letër në pantallona më emrat e juve dhe numrin e telefonit të banesës se Enverit”, shkruan tutje ai.

Ai tregon se, policia tashmë ishte në dijeni për emrin e tij.

“Nipash m’u drejtu daja edhe të unë kanë më ardhë për kontrollë e gjithsesi edhe të Ju, më tejë pak sa i shqetësuar vazhdoi biseden në podrum që posedon banesa e ime janë edhe katër pushkë Automatike tani çka të bëjmë, tani vazhdova unë biseden policia kanë vetëm emrin tim e asgjë tjetër e vetëm emri nuk qon shumë peshë dhe bëjm si të duash Ti e dinë se hyra për  javen e gjashtë në Slloveni e të holla nuk kam, që ki ndonjë propozim veç fol e unë pres deri në mbrëmjë dhe armët i marrë më vete për këtë mos merr shumë mërzi”, shton ai.

Sipas tij, Afrimi i ka thënë se e ka një një Reno 4 në gjendje të mirë dhe i ka thënë se po ia jap atë edhe Automatikët për të ndërruar me Opell askonën.

“Unë pa far diskutimi pranova po dajë ashtu do bëhet kështuqë dajë e nip që të dy u rahatuam dhe vazhduam ndejën deri në mbrëmje.  Në mbrëmje mora katër pushkët automatike më dajën Afrim i futëm në Reno katër disa tesha për mbi to, u përshëndeta me dajën dhe u nisa për në Velenje. Pasi që arrita në Velenje veturën e parkova në një rrugicë jo shumë të frekuentuar, shkova të Enveri aty ishin dhe Fazliu më Fatmirin që veç ishin në dijeni për rastin se policia kishte thirrë të Enveri dhe e kishte pyet për ne, e për mua kishin pyet pak më shumë, arsyeja e vetmë ishte se isha i pa adresë në Slloveni”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat