Kelmendi thotë se ndërkombëtarët po e “shpërblejnë” Serbinë gjenocidale/ Kështu po nxitet rruga drejt bashkimit kombëtar

Aktuale

Kelmendi thotë se ndërkombëtarët po e “shpërblejnë” Serbinë gjenocidale/ Kështu po nxitet rruga drejt bashkimit kombëtar

Nga: M.L. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:52
Adriatik Kelmendi

Publicisti Adriatik Kelmendi konsideron se bashkësia ndërkombëtare me veprimet e saj po e nxitë gjithnjë e më tepër bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Facebook shkroi se Kosova, ndonëse ka shpallur pavarësinë në mënyrë të koordinuar dhe është pranuar nga shumica e shteteve demokratike, nuk po sheh së fundmi t’i bëhet presioni i duhur Serbisë për ta njohur pavarësinë.

“Ironikisht, bashkësia ndërkombëtare sot është mbështetësja kryesore e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse kundërshtohet ashpër nga shtetet kryesore të Perëndimit, veprimet e tyre nxisin gjithnjë e më tepër bashkimin kombëtar. Kosova, ndonëse ka shpallur pavarësinë në mënyrë të koordinuar dhe është pranuar nga shumica e shteteve demokratike, nuk po sheh së fundmi t’i bëhet presioni i duhur Serbisë për ta njohur pavarësinë. Për më tepër, presioni është kthyer kah Kosova, duke i kërkuar “të japë diçka””, u shpreh Kelmendi.

Tutje ai përmendi edhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Çka të japë më tepër se sa gjaku i civilëve të vrarë, dëbimet, djegiet, shkatërrimet që iu bënë nga Serbia?! Atëherë, pse na njohën kështu si na njohën?! Çka bëri ndërkohë Serbia, kjo Serbia gjenocidale, që tash u dashka të shpërblehet?!”, pyet Kelmendi.

Ai rikujton se Kosova, shteti që u krijua nga vetë bota perëndimore, është lënë e vetmja pa liberalizim vizash, sikur qytetarët e saj të ishin me ndonjë sëmundje të rrallë ngjitëse.

Poshtërsi më të madhe s’ka! Është kaluar secili kufi me këtë qasje. Njësoj, Shqipëria, edhe pse plotëson kriteret, i vëhen pengesa të reja në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nëse ka standarde të dyfishta për shqiptarët, cilat rrugë po mbesin? Rruga e bashkimit kombëtar?! Ok, pra. Mbase është koha të punohet seriozisht në këtë drejtim”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat