Batuta e Ramës me gazetarët pas konferencës me Kurtin: Mos ikni pa bereqetin e vaktit të drekës

Aktuale

Batuta e Ramës me gazetarët pas konferencës me Kurtin: Mos ikni pa bereqetin e vaktit të drekës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Pamje nga konferenca

Konferenca e Edi Ramës dhe Albin Kurtit pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive u mbyll me batuta.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, mikpritës i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive ftoi gazetarët nga Kosova që kishin ardhur në Elbasan që të mos largoheshin pa konsumuar drekën.

“Shumë faleminderit, jeni të mirëseardhur edhe të gjitha gazetarët nga Kosova bashkë me kolegët mund të qëndrojnë pa u larguar për të marrë edhe atë mirësinë e mikpritësve në këtë rast është qeveria e Shqipërisë.

Në këtë rast pa u larguar pa bereqetin e vaktit të drekës e kam fjalën. Se si do që të vijë puna të kapim drekën njëherë pastaj vazhdojmë për darkën” tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat