Ishte sulm terrorist? Policia e Kosovës flet për të shtënat ndaj autobusit të shkollës: Objektivi ishte...

Aktuale

Ishte sulm terrorist? Policia e Kosovës flet për të shtënat ndaj autobusit të shkollës: Objektivi ishte...

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Pamje e autobusit ku ndodhi tragjedia në Gllogjan

Zv/drejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka folur lidhur me rastin ku u sulmua një autobus në Gllogjan të Deçanit dhe mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Elshani, në një konferencë për mediat deklaroi se qëllim i këtij sulmi mund të ketë qenë një person specifik, duke mënjanuar spekulimet për një akt terrorist.

“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist. Ka mundësi që objektivi ka qenë dikush specifik në atë vend, sidoqoftë një person është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë ai.

“Janë tre të vdekur dhe një i plagosur. Policia është duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme. Nuk kemi diçka të re të themi. U shprehim ngushëllime familjeve të të vdekurve”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat