​Isufaj për vrasjen në Gllogjan: Nuk mund të konfirmoj të paktën për ndonjë sulm terrorist

Aktuale

​Isufaj për vrasjen në Gllogjan: Nuk mund të konfirmoj të paktën për ndonjë sulm terrorist

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Blerim Isufaj kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, është deklaruar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ai ka thënë se është herët të deklarohet për motivet e vrasjes së tre qytetarëve, prej tyre dy nxënës.

Ndërsa ai tha se nuk mund ta konfirmonte të paktën për ndonjë sulm terrorist.

“Për momentin janë tri viktima, nuk kemi person të dyshuar por jemi duke punuar. Ngjarja është tepër tragjike dhe rëndë jemi disa prokuror në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk mund të themi asgjë për motivet. Nuk kemi shumë informata që mund t’i ndajmë me opinioni. Nuk mund ta konfirmoj të paktën për ndonjë sulm terrorist”, tha Isufaj në një linje direkte për RTK.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani ka deklaruar se besohet se një persona ka gjuajtur me armë dhe se nuk dyshohet për ndonjë sulm terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat