Paralajmërohet për sulme armiqësore në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nëntor

Aktuale

Paralajmërohet për sulme armiqësore në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nëntor

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:07
Policia e Kosovës

Media nga burimet e saj merr vesh se një ambasadë e një shteti të huaj i ka tërhequr vërejtjen shtetaseve të vet që shërbejnë në Kosovë se:

“Ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor duke iu kërkuar atyre që t’i shmangin qendrat tregtare dhe vendet më grumbull të madh njerëzish.

“Ka një qarkore që tërheq vërejtën se nga data 26 deri 30 nëntor ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë.

Ftohen qytetarët e huaj t’i shmangin qendrat tregtare dhe vende e tjera ku ka shumë njerëz”, ka treguar ky burim për "Epoka e re".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat