Kryhet me sukses operimi i të plagosurit nga sulmi në Gllogjan, flet gjyshi i tij

Aktuale

Kryhet me sukses operimi i të plagosurit nga sulmi në Gllogjan, flet gjyshi i tij

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 01:01
Musli Turkaj

Musli Turkaj, gjyshi i Fliant Turkajt i cili mbeti i plagosur nga sulmi i armatosur në Gllogjan të Deçanit, ka treguar për ATV-në se nipi i tij është operuar me sukses.

Siç është raportuar, Trukaj ka mbetur i plagosur në këmbë, gjersa vajza pranë të cilës ka qenë i ulur ai, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Ai është nxënës i Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjakovë. Kah është kthyer ka ndodhë ngjarja. Sëpari iu shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që i kanë humbur më të dashurit. Flianti ke në operacion. Sipas mjekëve, operacioni u krye me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbetur në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka ndonjë problem,” – tha gjyshi i Fliant Turkajt.

Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin e treguar ndaj nipit të tij, gjersa shtoi se ka parë prezencë të Policisë së Kosovës, por se nuk është në dijeni nëse nipi i tij është marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Theksojmë se të premten, rreth orës 19:00 u raportua për sulm të armatosur që u krye në mes të fshatrave Shaptej dhe Gllogjan të Deçanit.

Një autobus, i cili po transportonte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan dhe fshatra të tjera, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit dy prej të cilëve, vajzë dhe djalë të moshës 16-17-vjeç, vdiqën në Spitalin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat