Gjini për vrasjen në Gllogjan: Shumë e rëndë të humbasin jetën fëmijët kështu

Aktuale

Gjini për vrasjen në Gllogjan: Shumë e rëndë të humbasin jetën fëmijët kështu

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 08:14
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se është thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjini tha se është shumë e rëndë të humbasin jetën fëmijët në mënyrën siç ka ndodhur në Gllogjan.

“Thellësisht i tronditur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit dhe gjithë Kosovës! Duhet të zbardhet ky rast!”, ka shkruar ai.

Edhe deputetja nga Lëvizja Vetëvenodsje, Mimoza Kusari është shprehur e trishtuar nga humbja e tri jetëve në këtë komunë.

Më tutje, ajo ka kërkuar që autori i vrasjes së del sa më shpejtë para drejtësisë.

“Sulmi ndaj autobusit i cili barte nxënës të shkollës së mesme, është akt kriminal i cili duhet të sanksionohet sa më parë dhe autorët të dalin para drejtësisë!”.

Kusari u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa ju ka dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve,

“Ngushëllime familjarëve të viktimave të cilat humbën jetën gjatë këtij sulmi dhe shërim të shpejtë të lënduarve e kthim pranë familjeve të tyre!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mbrëmjen e së premtes të 26 nëntorit, tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat