KMDLNJ e dënon sulmin në Gllogjan: Shqetësues fakti që sulmohet një autobus me nxënës

Aktuale

KMDLNJ e dënon sulmin në Gllogjan: Shqetësues fakti që sulmohet një autobus me nxënës

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:52
KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Ata në reagimin e tyre thonë se është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës.

“Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët. Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilë janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre”.

“Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit. KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe shpreson se shpejt do ta kapin personin që ka kryer këtë krim të pashembullt pas së cilave do të dihen motivet për këtë krim”, thuhet në reagim.

KMDLNj përmes këtij reagimi thërret të gjithë të cilët sipas tyre me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse.

“Çdo cilësim jashtë këtyre institucioneve përgjegjëse vetëm sa mund ta pengojnë procesin e hetimit , ta dëmtojnë ate dhe shkaktojnë paqartësi në opinion. Politika duhet të qëndrojë larg këtyre hetimeve , si me deklarime , ashtu edhe me veprime . KMDLNj – ë beson fuqishëm se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme profesionale që , në bashkëpunim me institucionet tjera, ta zbardhë rastin dhe të sjellë përgjegjësin/itë për këtë krim para organeve të drejtësisë. KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ndanë dhimbjen me ta për vrasjen e më të dashurëve të tyre. 27 nëntor 2021 Prishtinë Shërbimi për Informim”, thuhet tutje në reagimin e KMDLNJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat