Sveçla deklarohet për sulmin në Deçan: Po hetojmë disa pista, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet

Aktuale

Sveçla deklarohet për sulmin në Deçan: Po hetojmë disa pista, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:50
Xhelal Sveçla dhe Samedin Mehmeti

(E plotësuar 16:25) - ​Sveçla thotë se po hetohen disa pista për vrasjen në Gllogjan të Deçanit

Në më shumë se dy pista janë duke u kryer hetimet nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e vrasjes së trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, deklaroi se kanë marrë informacione të ndryshme për rastin dhe se të njëjtat janë duke u trajtuar me kujdes nga ana e Policisë së Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nëse kanë çfarëdo informacioni t’i drejtohen Policisë së Kosovës në mënyrë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Sveçla: Janë duke u trajtuar disa pista

“Mund të deklaroj se tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia e Kosovës nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista të cilat të gjitha kapacitetet e Policisë janë duke i eliminuar apo duke i hetuar. Unë po ashtu nuk po them bëjë ftesë, unë bëjë ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë se kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”, tha ai.

Ministri Sveçla tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë dhe me AKI-në, në mënyrë që rasti të zbulohet sa më shpejtë.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se aktualisht janë duke bërë ekzaminimet, pastrimi i terrenit dhe shikimi i detajuar i rrethinës së ngjarjes.

Ai tha se sipas dyshimeve fillestare vepra është kryer nga një person, por që u shpreh se mund të ketë ndërlidhje me më shumë persona.

Mehmeti: Policia e Kosovës është duke bërë ekzaminimet, aktualisht jemi duke bërë pastrimin e terrenit

“Policia e Kosovës është duke bërë ekzaminimet, aktualisht jemi duke bërë pastrimin e terrenit, shqimin detajuar të rrethinës së ngjarjes, përfshirë këtu edhe rrethinat apo pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht pjesët ku potencialisht mund të ketë ndonjë provës shtesë. Fatkeqësisht kemi pas një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim, na ka penguar që disa mjetet teknike dhe mjete të tjera që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashtë që pastrimi i terrenit të filloj me vonesë. Gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terrenin, mirëpo aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshme të informacioneve rreth rastit, kemi sjellë njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshme të niveleve të ndryshme operative dhe hetimore që t’i trajtojnë këto informacione dhe të bëjnë ekzaminimet më të shpejtë të evidencave dhe provave që i kemi gjetur në vend të ngjarjes apo që mund të gjenden gjatë pastrimit të vendit të ngjarjes”, tha Mehmeti.

Mehmeti tha se aktualisht po flasin për një person që mund të ketë kryer vrasjen, por që tha se mund të ketë ndërlidhje edhe të personave të tjerë.

Sa i përket motiveve, Mehmeti tha se është shumë herët që të flitet për një gjë të tillë.

Mehmeti: Është shumë herët që të themi se ky do të ishte motivi

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy apo tri pistave të mundshme të hetimit, të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur dhe evidencat dhe provat materiale të çojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person por me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë, që kuptohet se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme që do të na tregojnë saktë nga ka ardhë, ku ka qëndruar potencialisht dhe ku ka shkuar... Thash që kemi informacione nga më të ndryshme dhe për shkak të gjendjes në të cilën ka ndodhur rasti ne jemi duke përpunuar çdo informacion me shumë kujdes sepse janë dy-tri pista të ndryshme që nënkupton që janë dy-tri motive të ndryshme të cilat duhet përpunohen gradualisht. Ne jemi duke i përpunuar informacione që jemi duke i marrë nga dëshmitarët, përkatësisht nga qytetarët, njerëzit që kanë lidhje rrethanore apo drejtpërdrejt me rastin. Mirëpo gjitha këto janë duke iu bashkangjitur edhe provat teknike. Është shumë herët që të themi se ky do të ishte motivi, por rrethanat, dëshmitë informacionet që janë duke ardhur kanë me na sjellë tek një motiv potencial i cili mund të jetë”, tha ai.

Image

Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të zbardhet sa më shpejtë ky rast.

Ramosaj: Ka qenë një rast që na ka shokuar, na ka tronditur të gjithëve

“Ka qenë një rast që na ka shokuar, na ka tronditur të gjithëve, aq më tepër ne kemi investuar shumë me breza e me breza që ta kemi një ambient të qetë dhe Deçani shquhet që është një ambient i qetë, një qytet i qetë që nuk i ka këto problematika. Mirëpo, sido që të jetë mbrëmë ka ndodhur ai krimi makabër që na ka lënë pa fjalë, sepse me gjuajt dikush në fëmijë që po rriten, që po shkojnë në shkollë është e papranueshme. Më lejoni që t’i bashkohen apelit që çdo kush që ka ndonjë informatë për këtë rast të ju drejtohet organeve relevante”, tha ai.

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një është plagosur. Dy nga të vdekurit janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit.

Drejtori i Policisë: Nuk e kemi asnjë provë që krimi në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në konferencë për media tha se nuk kanë asnjë të dhënë apo provë se krimi që u kry dje në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist.

“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti  që lidhet me çështje religjioze”, tha ai.

Drejtori Mehmeti tha poashtu se ekzaminimi i provave tenike që është duke u bërë merr kohë.

“Terreni është duke u ekzaminuar tani. Ekzamini i provave teknike është që kërkon kohë, është e pamundur që të bëhet kaq shpejt të lëvizjeve që ka bërë i dyshuari ose të dyshuarve”, tha ai.

Ramosaj: Me gjuajt dikush në fëmijët që po rriten dhe po shkojnë në shkollë është e papranueshme

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës në Gllogjan, e ku mbetën të vdekur tre persona, i ka tronditur qytetarët.

Ai në një konferencë për media këtë rast e ka cilësuar si krim makabër.

Ramosaj tha se është e papranueshme që dikush të gjuajë në fëmijët që shkojnë në shkollë.

“Për ne si qytetarë dhe besoj për çdo pjesëtarë të këtij kombi dhe më gjerë ka qenë një rast që na ka shokuar të gjithëve, e aq më tepër kur ne kemi investuar shumë ndër breza që të kemi nja ambient të qetë. Deçani shquhet që është një qytet i qetë dhe që nuk i ka këto problematika. Mbrëmë ka ndodhur ai krimi makabër që na ka lënë pa fjalë. Me gjujt dikush në fëmijët që po rriten dhe po shkojnë në shkollë është e papranueshme”, ka thënë ai.

“I bashkohem edhe unë apelit që çdo kush që ka informacione të ju drejtohet organeve relevante”, ka thënë Ramosaj, më tutje.

Drejtori i Policisë: Ka më shumë se një të dyshuar për sulmin në Gllogjan

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se janë ende janë duke bërë ekzaminime në vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike në Deçan, ku një person i armatosur ka shtënë me armë zjarrti në drejtim të autobusit që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Ai tha se moti i ligë i ka penguar ata që të bëjnë hetimet e duhura.

Mehmeti tha se moti u ka penguar edhe që të gjejnë ndosnjë gjurmë.

“Aktualisht PK-ja është duke i bërë ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Jemi duke e bërë pastrimin e terrenit, përkatësisht shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes përfshirë rrethinat ose pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht vendet ku mund të ketë ndonjë provë, evident tjetër shtesë. Fatkeqësisht ne kemi pasur një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim. Na ka penguar  që disa mjete teknike dhe disa mjete që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashur që pastrimi i terrenit të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terren”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë tha se kanë grumbulluar informacione rreth këtij rasti, teksa shtoi se kanë rritur numrin e hetuesve në vend të ngjarjes.

“Aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjell njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve hetimore dhe operative”, ka thënë më tutje Mehmeti.

Më tutje, Mehmeti tha se ka indikacione që personi i armatosur të ketë bashkëpunuar me më shumë persona.

“Mund të flasim për një sistem të diku 2 ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar”, ka thënë ai.

Policia aktualisht sipas tij është duke ekzaminuar provat teknike që tregojnë se nga ka ardhur i dyshuari dhe nga ka ikur.

“Janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme që do të na tregojnë saktë se nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe potencialisht ku ka shkuar”, deklaroi Mehmeti. 

Sveçla: Po hetohen disa pista për rastin në Gllogjan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është duke kryer hetime në disa pista për vrasjet në Gllogjan të premten.

“Qytetarët për çfarëdo informacioni në zbardhjen e rastit t’i drejtohen policisë, prokurorisë që rasti të zgjidhet sa më parë. Tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme që policia nën direktivat e prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që policia po i heton”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Sveçla ka thënë se kanë vënë të gjitha kapacitetet në zbulimin e këtij rasti. Shtoi se Policia po koordinohet me AKI-në dhe akterët tjerë që rasti të zbulohet sa më shpejtë.

Të premten rreth orës 19:00, një person i maskuar ka shtënë me armë zjarri drejt autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, duke lënë të vdekur tre persona e një të plagosur. Dy nga tre të vdekurit janë nxënës, kurse tjetri ishte shoferi i autobusit.

Ministri Sveçla: Qytetarët ta ndihmojnë policinë me informata, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për krimin që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë.

“Unë jam kthy në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit.Dua t’i bëj ftesë qytetatëve që përçfarë do informacioni ti drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

Sveçla poashtu tha se i bën ultimatum autorit të krimit të mbrëmshëm që të dorëzohet.

“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale.Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

Tutje ministri Sveçla u shpreh se kanë informacione të ndryshme dhe hetimet po bëhen në disa pista.

“Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale dhe prokurorinë e rastit, poashtu kemi koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë”, tha ai.

***

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Deçan, e ku pas sulmit me armë në drejtim të autobusit që bart nxënës, kanë vdekur tre persona.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në Stacionin Policor në Deçan.

“Ministria e Punëve të Brendshme përmes këtij njoftimi zyrtar iu fton të merrni pjesë në një konferencë për media, që ministri i MPB-së, z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do ta mbajnë në Stacionin Policor në Deçan, lidhur me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Vendi: Stacioni Policor Deçan, Datë: 27.11.2021, Ora:15:00”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat