​Prezantohet “Kodi i Gjeneralëve”, Çeku: Do të jemi zë i fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Aktuale

​Prezantohet “Kodi i Gjeneralëve”, Çeku: Do të jemi zë i fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:00
Agim Çeku

Është krijuar organizata joqeveritare i quajtur “ Kodi i Gjeneralëve”. Organizatë kjo e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si nismë kjo ka filluar nga Daut Haradinaj, ndërsa kryetar i organizatës do të jetë ish-komandanti i UÇK-së Agim Çeku.

Çeku gjatë prezantimit të “Kodit të Gjeneralëve” tha se organizata lidhet me epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 24 mars në Dukagjin.

Çeku: “Kodi i Gjeneralëve” lidhet me epopenë e UÇK-së më 24 mars në Dukagjin 

“Ne këtë shoqatë e kemi regjistruar në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të ligjit për lirinë e asocimin të organizatave jo qeveritare dhe i kemi përfillur të gjitha proceduat dhe dispozitat e këtij ligji. Akti themelues i kësaj organizate lidhet me epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin me 24 mars, aty ishin një numër i madh i drejtuesve i ish drejtuesve të institucioneve të sigurisë si gjeneralë, ku i trajtuam disa tema të sigurisë dhe lindi ideja që të organizohemi me një organizatë joqeveritare”, thotë ai.

Çeku u zotua si në kuadër të kësaj do të punojnë për realizimin e të drejtave për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Çeku: Do të jemi zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të UÇK-së

“Ne dëshirojmë që të angazhohemi në promovimin e mendimit, doktrinës dhe traditës ushtarake dhe të sigurisë së Kosovës. Gjithashtu ne do të bëjmë analizimin, hulumtimin të sfidave dhe rreziqeve të sigurisë në nivel kombëtarë, rajonal dhe ndërkombëtarë dhe do t’i prezantojmë të gjeturave tona, mendimeve tona me qëllim të parandalimit të hershëm dhe përgjigjes së suksesshme ndaj sfidave të mundshme apo rreziqeve të sigurisë. Gjithashtu ne do të jemi zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të jemi mbrojtës dhe avokues do të punojmë në avancimin e të drejtave të kategorive të dala nga lufta për çlirimin e Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja”, ka shtuar Çeku

Po ashtu aty u përmend edhe mbajtja e një mbledhje të kuvendit ku kanë marrë pjesë 11 anëtarë, ku si sekretarë i kësaj organizate është zgjedhur, Muharrem Mahmutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat