Krasniqi: Ngritja e mëtejmë e FSK-së, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon

Aktuale

Krasniqi: Ngritja e mëtejmë e FSK-së, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:09
FSK

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të ditës së FSK-së, ka thënë se ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Postimi në Facebook:

Me rastin e shënimit të Ditës së FSK-së, uroj të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.

Ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat