“Dikur një ëndërr, sot një realitet”, Behgjet Pacolli jep lajmin e mirë

Aktuale

“Dikur një ëndërr, sot një realitet”, Behgjet Pacolli jep lajmin e mirë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 08:28
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Ditën e sotme ka nisur puna për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Lajmin e ka dhënë politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar garën për ndërtimin e këtij aeroporti.

E teksa jep lajmin Pacolli shkruan se ky është një mega-projekt për ekonominë, turizmin shqiptar dhe të ardhmen e ndritur që e pret Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Një privilegj i madh për mua të filloj sot ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në një ditë historike për kombin. Dikur një ëndërr, sot një realitet. Një mega projekt për ekonominë, turizmin shqiptar dhe të ardhmen e ndritur që e pret Shqipërinë dhe shqiptarët.

Jam i lumtur për këtë investim që ndodh në harmoni te plotë me kërkesat e ekonomsë liberale, ku shteti krijon kushte në të gjitha industritë, e investitori investon kapitalin dhe diturinë e vetë. Pa dyshim në Vlorë do të ndërtohet aeroporti më modern e me funksional në rajon. Urime e na priftë e mbara. Gëzuar festa e çdo shqiptari!” shkruan Pacolli në postimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat