Enver Hoxhaj: Pa Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e Mustafën, festa është e paplotë

Aktuale

Enver Hoxhaj: Pa Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e Mustafën, festa është e paplotë

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, foto e publikuar nga Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit ka përkujtuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën të culën gjenden në Hagë.

Ai në një postim në Facebook se festa është e paplotë pa këto personalitete.

“Edhe ky nëntor na gjeti pa udhëheqësit kryesorë të luftës, të cilët, nën flamurin kuq e zi dhe nën emblemën e UÇK-së i prinë luftës për lirinë e Kosovës. Pa Presidentin Hashim Thaçi, pa kryetarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën, festa është e paplotë”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas deputetit të PDK-së, ata po akuzohen padrejtësisht dhe se lufta e UÇK-së ishte e pastër.

“Edhe në këtë 28 Nëntor, ata po akuzohen e po mbahen padrejtësisht. Lufta e tyre, lufta e UÇK-së ishte e pastër, ishte luftë për mbrojtjen e qenësisë sonë dhe asgjë e askush nuk mund ta njollosë atë”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat