Ish – truproja e presidentit Rugova tregon historinë rrëqethëse/ Ky detaj i padëgjuar na shpëtoi jetën nga atentati i planifikuar

Aktuale

Ish – truproja e presidentit Rugova tregon historinë rrëqethëse/ Ky detaj i padëgjuar na shpëtoi jetën nga atentati i planifikuar

Nga: M.H. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:43
Ibrahim Rugova dhe Elez Nikçi, foto nga arkivi

Që nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova kanë kaluar 15 vite.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, në komunën e Istogut.

Presidenti Rugova themeloi LDK-në në vitin 1989 si një lëvizje e gjerë e cila udhëhoqi institucionet “paralele” të Kosovës në vitet 1990.

Ai u zgjodh zyrtarisht president nga parlamenti në vitin 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2005.

Ndërsa presidenti Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006.

Në një emision televiziv ka folur ish-truproja e presidentit Rugova, Elez Nikçi, i cili në pika të shkurta ka treguar për sfidat që ka pasur gjatë kohës kur shoqëronte presidentin Rugova.

Nikçi tregon për një nga atentatin kundër Rugovës që kishin pasur në atë kohë.

Kur kemi shkuar së bashku me Rugovën te Sllovenia e Sporti, kemi hasur në një shpërthim të jashtëzakonshëm, që kur më kujtohet, edhe sot më rrëqethet trupi kur e paramendoj çfarë shpërthimi ka pasur. E mira në atë fatkeqësi ishte që shkalla e blindimit ishte më e lartë sesa shkalla e shpërthimit. Shkalla e blindimit ka qenë 8B, shkalla më e lartë. Dëme materiale ka pasur mirëpo shpëtuam”, thotë Nikçi, përcjell “Bota sot”.

Shikoni rrëfimin e Nikçit mëposhtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat