Vjen paralajmërimi i radhës: Të frenohet Vuçiq përndryshe do të ia vë flakën rajonit

Aktuale

Vjen paralajmërimi i radhës: Të frenohet Vuçiq përndryshe do të ia vë flakën rajonit

Nga: M.H. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 22:29
Aleksandar Vuçiq

Profesori Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me një intervistë që momentalisht është duke dhënë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi thotë se në këtë intervistë Vuçiq është duke përdorur komente fashiste, përcjell “Bota sot”.

Duke vazhduar profesori thotë që nëse Brukseli dhe Uashingtoni nuk ndërmarrin asnjë veprim atëhere do të ia vë flakën rajonit më shumë se sa Millosheviqi.

Postimi i plotë

Nëse në Bruksel dhe Uashington nuk e përcjellin se çka po thotë sonte në këto çaste kryetari i Serbisë dhe nëse nuk e frenojnë, ky do t'ia futë flakën rajonit më shumë se sa krimineli pararendës i tij, Millosheviqi. Komentet e tij sonte janë fashiste si në kohën kur ishte zëdhënës i Sheshelit. Mund të jetë rikthyer te kursi luftënxitës, pa kthimit nga Rusia?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat