Dugolli: FSK ka nevojë për rritje të buxhetit në mënyrë që të jetë një ushtri e përgatitur për vendin

Aktuale

Dugolli: FSK ka nevojë për rritje të buxhetit në mënyrë që të jetë një ushtri e përgatitur për vendin

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:02
FSK

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbështetën projektligjin, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Anëtarët e Komisionit unanimisht mbështetën projektligjin, duke i rekomanduar Kuvendit miratimin e tij.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli njëherëshit edhe zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se ky propozim ka ardhur nga qeveria dhe se është ndjerë nevoja e adaptimit të procedurave dhe misionit sipas tri ligjeve bazike.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendi, ka ardhur si propozim nga Qeveria, gjegjësisht ne Ministria e Mbrojtjes si rezultat i miratimit te tri ligjeve bazike te ndodhura në parlamentin e Kosovës. Për Ministrinë Mbrojtjes, Ligjin e për Forcën e Sigurisë se Kosovës me mision te ri dhe ligjin e Shërbimit ne FSK. Pra thjesht, ka lindë nevoja e adaptimit të procedurave dhe misionit sipas tri ligjeve bazike”, u shpreh deputeti.

Ndërsa në lidhje me rritjen e buxhetit për FSK-në, ai thotë që FSK duhet të ketë buxhet të mjaftueshëm për të u pajisur mirë dhe të bëhet një ushtri e përgatituri.

Sipas Dugollit një mbështetje e qeverisë do i ndihmojë mjaftë shumë ushtrisë sonë.

Është lajm shumë i mirë qe Qeveria ka kthyer me të drejtë vëmendjen nga Forca e Sigurisë sonë sepse gjithmonë kemi thënë se nuk na duhet një ushtri vetëm në letër por një ushtri e përgatitur dhe pajisur mirë, por e cila kërkon mbështetje me buxhet dhe vëmendje te vazhdueshme institucionale. Për herë te parë për FSK-në është nda një buxhet mbi 100 milion me projeksion qe në tri vitet e ardhshme të arrijmë një standard mbështetje prej 2% të Bruto Produktit Kombëtar, të cilin e kërkojnë dhe zbatojnë vendet anëtarët te NATO-s”, përfundoi Enver Dugolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat