Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Flasin nga PDK-ja, tregojnë a kanë koalicion me LDK-në

Aktuale

Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Flasin nga PDK-ja, tregojnë a kanë koalicion me LDK-në

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
PDK-LDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mohuar lajmin se ka lidhur koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në Prishtinë.

Sekretari i përgjithshëm i degës së Prishtinës, Arben Gecaj, ka mohuar zërat se kjo parti ka bërë koalicioni me LDK-në dhe se në pozitën e nënkryetarit të Prishtinës është vendosur të  emërohet ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci.

“Jo nuk kemi koalcioni, dhe nuk është e vërtetë kjo. Nuk ka kurrfarë marrëveshje”, tha ai.

Për nënkryetare të Prishtinës nga radhët e PDK-së ditëve të fundit është lakuar edhe emri i deputetes Eliza Hoxha, mirëpo burimet thonë se kjo e fundit nuk ka pranuar të merret me nivel lokal.

Ndërsa në medie sot është raportuar se i dyti i Prishtinës do të jetë ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat