Ndodh përsëri/ Fshati i Gjakovës dekorohet në mënyrë përrallore për festat e fundvitit

Aktuale

Ndodh përsëri/ Fshati i Gjakovës dekorohet në mënyrë përrallore për festat e fundvitit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:41
Pjetërshan

Si çdo vit tjetër, tanimë është bërë traditë që fshati Pjetërshan në komunën e Gjakovës të marrë pamje tejet festive qysh me fillim të muajit dhjetor.

Fshat ky i cili cilësohet si i dekoruar më së miri në gjithë Kosovën, sa i përket festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dekorimet kaq të veçanta, përkatësisht ato në oborrin e Kishës së fshatit, i bëjnë të rinjtë e këtij vendi, të cilët e kanë treguar se kujdesen për çdo gjë deri në detaje.

Për t’ju sjellur më afër atmosferën që ka kapluar fshatin Pjetërshan, fotografi Besim Ndau ka realizuar disa fotografi përrallore të tij vendi plot magji.

Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat