Isa Mustafa për Presidentin Rugova: Profetizmi i tij se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova bëhet shtet vlen edhe sot

Aktuale

Isa Mustafa për Presidentin Rugova: Profetizmi i tij se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova bëhet shtet vlen edhe sot

Nga: M.L. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:51
Isa Mustafa

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar presidentin historik dr. Ibrahim Rugova me rastin e 77 vjetorit të lindjes.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se Presidenti Rugova, ishte prijës prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur.

Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat