Pamje nga shpërthimi i bomboles së gazit në një shtëpi në Prishtinë

Aktuale

Pamje nga shpërthimi i bomboles së gazit në një shtëpi në Prishtinë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bombol i gazit ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Velania të Prishtinës.

Për pasojë lëndime trupore ka pësuar një grua dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe  dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat