​Pensionet Shqipëri-Kosovë, Hado: Mblidhen vitet e punës në dy vendet, hyn në fuqi së shpejti

Aktuale

​Pensionet Shqipëri-Kosovë, Hado: Mblidhen vitet e punës në dy vendet, hyn në fuqi së shpejti

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte një nga marrëveshjet e firmosur në mbledhjen ndërqeveritare të 26 nëntorit në Elbasan.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tregon se si do të funksionojë skema dhe cila do të jetë procedura që do të ndiqet nga qytetarët. Sipas tij, që të mund të përfitojnë, qytetarët e dy vendeve duhet të presin ende.

“Marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se ku ka ndodhur, dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri. Marrëveshja është miratuar në parim në Qeveri, do të kalojë në parlamentet respektive, dhe më pas do të duhet koha teknike e shkëmbimeve”, thotë ai.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut. Në proces të avancuar për sigurimet shoqërore, bisedime po zhvillohen me shteti si Kanada, Bullgari e Zvicër.

Italia dhe Greqia janë dy vende, që ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë. Kreu Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hado tregon se në çfarë faze janë bisedimet me këto dy shtete.

Me Italinë dhe Greqinë nuk kemi marrëveshje, është diskutim i gjatë, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme”, tha Hado.

Nga njohja reciprokeve e sigurimeve shoqërore, përllogaritet se do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë. Gjithashtu, hyrja e kontribuuesve të rinj, pritet të ndikojë pozitivisht në skemën e pensioneve në vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat