Bajqinovci: Cila është e vërteta e telefonatës ku bisedoi polici me personin e arrestuar për 400 kg drogë?

Aktuale

Bajqinovci: Cila është e vërteta e telefonatës ku bisedoi polici me personin e arrestuar për 400 kg drogë?

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:02
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Infobox ka thënë se po pret përgjigje nga kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, lidhur me konfiskimin e 400kg drogë.

Ai tha se e ka pyetur atë lidhur me telefonatën e një oficerit të policisë me personin që është arrestuar për 400 kg drogë.

Bajqinovci tha se po pret përgjigje zyrtare nga ai se në çfarë pozite është përmendur drejtori i Policisë në atë telefonatë.

“Unë e pyeta kryeshefin e IPK-së cila është e vërteta e telefonatës e përgjimit të një oficerit të Policisë i cili ka folur me personin që është arrestuar për 400 kg drogë, e që telefonata ka të bëj me një ndërhyrje të policisë që nuk ka të bëj me drogë, nuk lidhet me drogën Dhe ky u shqetësu dhe tha nëse munde të përgjigjem pa praninë e mediave, por përfundoj mbledhja.

Po e pres tani zyrtarisht përgjigjjen e tij se e cfarë pozite është përmend drejtori i Policisë a ka ndërhyrë në këtë rast, nëse ka ndikuar duhet të merren masa. Ky rast është duke u trajtuar në prokurori për atë arsyeje nuk mundi të përgjigjen në prani të mëdiave, mbledhja u zgjat shumë dhe nuk munda të marr përgjigje, por në momentin që e marr do ta bëj publike”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat