Gani Thaçi kishte pranuar 4 milionë marka, por nuk ia kishte dorëzuar UÇK-së! Ku i çoi ato?

Aktuale

Gani Thaçi kishte pranuar 4 milionë marka, por nuk ia kishte dorëzuar UÇK-së! Ku i çoi ato?

Nga: Idriz Morina Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:23
Gani Thaçi dhe Hashim Thaçi

Gani Thaçi, vëllai i madh i Hashim Thaçit, i akuzuar për shumë prapaskena në luftë dhe pas saj, ia akuzar deri në komplote, ai ishte njëri prej njerëzve që pranonte miliona marka, edhe në një pagesë të vetme, nga fondet e luftës, që synoheshin t’i dërgoheshin zonave të luftimeve.

E pengonin luftën duke i marrë paratë për veti

Sipas një dëshmie të sjellë së fundi nga Ibrahim Kelmendi, njëri prej akterëve të LPK-së, që e konsideron vetën shumë të rëndësishëm në organizimin e luftës, ka dëshmuar në letër, se 4 miliona markat e dërguara ai nga Gjermania në Slloveni, që t’i dorëzoheshin ‘postierëve’ për në Kosovë, kishin përfunduar në duart e Gani Thaçit, e dëshmuar me nënshkrimin e dëshmisë për pranim të parave.

“Fatkeqësisht, në fillim të qershorit 1999, respektova lutjen e Jashar Salihut, Shaban Mujës dhe ndonjë tjetri, që t’i dërgoja 4 (katër) milionë DM në Lubljanë dhe 4 (katër) milionë DM në Austri. Më thanë se i duheshin urgjentisht UÇK-së në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat