Shaip Kamberi i reagon Vuçiqit, ia përmend ato që ia kishte thënë për shqiptarët dhe ka një thirrje për të

Aktuale

Shaip Kamberi i reagon Vuçiqit, ia përmend ato që ia kishte thënë për shqiptarët dhe ka një thirrje për të

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:15
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka thënë se Vuçiq e ka kuptuar më në fund se "janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët".

Përmes një postimi në Facebook, ai i është drejtuar Vuçiqit duke i thënë se këtë ia kishte thënë në parlament, për dialogun me Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai i ka numëruar ato që ia kishte thënë për shqiptarët por që ai me inat ka refuzuar të heq dorë nga politika e krimeve të luftës.

Ai i ka bërë thirrje që të heq dorë nga "imagjinatat virtuele rreth Kosovës" dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë dhe vetëm atëherë mund të flas miqësisht me shqiptarët.

Postimi i tij i plotë:

Aleksandër Vuçiq më në fund e paska kuptuar që për Serbinë "janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët"

Po, z.President, a nuk ju kam thënë të njëjtën gjë në debatin parlamentar rreth dialogut me Kosovën?

A nuk ju kam thënë me atë rast që "si pjesëtar i popullit shqiptar e shoh perspektivën e popullit tim në anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë me popujt e Ballkanit Perëndimor, duke e përshirë edhe popullin serb".

A nuk ju kam thënë që "gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i terminologjisë së viteve të 80'ta dhe 90'ta nuk ka vend në këtë dialog mbi pajtimin i cili njëkohësisht nënkupton edhe ballafaqimin me të kaluarën" dhe që "ju nevojitet një qasje e re".

Ju kam cituar edhe intelektualin serb, Bogdan Bogdanoviq, që kishte thënë se “Serbia duhet patjetër me sy të huaj ta shikoj veten" dhe përfundimisht ta kuptojë që "krijimi i miqësive është më i rëndësishëm se fitimi i territoreve".

Si keni reaguar Ju atëkohë? Me inat keni refuzuar të hiqni dorë nga politika e krimeve të luftës.

Në fund të fundit ju ka parë i gjithë publiku se si i keni pranuar sugjerimet e ardhura nga unë.

Përsëri po ju them që të hiqni dorë nga "imagjinatat virtuele rreth Kosovës" dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë.

Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët.

Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat