Flet Tolaj: Kolegët tanë kur ikin jashtë bëhen shembull, kur vijnë në Kosovë u ndodh “kijameti”

Aktuale

Flet Tolaj: Kolegët tanë kur ikin jashtë bëhen shembull, kur vijnë në Kosovë u ndodh “kijameti”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:31
Ilir Tolaj

Mjeku nga Kosova, Ilir Tolaj ka folur në programin “Tiranë-Prishtinë” për sistemin shëndetësor në Kosovë. Ai deklaroi se mjekët në Kosovë nuk gjejnë terrenin e duhur për të zhvilluar karrierë profesionale dhe kur shkojnë jashtë vendit arrijnë sukses.

“Çdo mjek i joni në botën e jashtme është shembull dhe kur kthehen në Kosovë ata bëhen për kijamet. Kjo tregon që individi në vende të ndryshme duhet të sillet në mënyra të ndryshme. Faji është i sistemit.

Individët të udhëhequr në mënyrë të drejtë mund ta kishin kryer detyrën e tyre në mënyrë të përkryer. Duke parë zhvillimet praktikisht në çdo farë që i përmenda në fillim nuk shoh dallim të madh në dëshirën e politikës për t’ia dhënë shëndetësisë vendin e merituar”, shprehet Tolaj.

Ai u shpreh se sistemi shëndetësor në Kosovë është jashtëzakonisht i dobët dhe i paorganizuar.

“Ne kemi krijuar pjesë të sistemeve totalisht të ndara jo funksionale të cilat përkundër vullnetit të individëve nuk do të rezultojë me asnjë sukses në kuptim të bashkëpunimit mes dy sistemeve. Sistemi shëndetësor në Kosovë është jashtëzakonisht i dobët dhe shumë i paorganizuar. Me staf të dobët dhe të paaftë për të parë prioritetet aktuale”, tha Tolaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat