Rreth 50 raste të reja me kancer tek fëmijët u paraqitën këtë vit në Kosovë

Aktuale

Rreth 50 raste të reja me kancer tek fëmijët u paraqitën këtë vit në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:10
Ilustrim

Prej janarit të këtij viti e deri më tani janë paraqitur rreth 50 raste të reja me kancer tek fëmijët.

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci-Uka, ka thënë se çdo vit numri i rasteve të reja me kancer tek fëmijët është 50 deri në 55.

“Gjatë një viti lajmërohen 50-55 raste të reja me sëmundje kanceroze te fëmijët, ndërsa deri tani që nga janari i këtij viti janë lajmëruar rreth 48 fëmijë”, tha Grajçevci.

Fatmirësisht nga kjo sëmundje këtë vit nuk ka vdekur asnjë fëmijë në Kosovë.

Rastet më të rënda janë dërguar për shërim jashtë vendit.

“Nuk kemi numër të madh të rasteve të vdekjes,  ato raste janë trajtuar edhe jashtë Kosovës por nuk kanë pas rezultate dhe kanë vazhduar me trajtim paliativ deri në fund të vdekjes, ndërsa asnjë rast nuk e kemi pas të vdekur për këtë vit me sëmundjen malinje”, shtoi ajo.

Grajçevci ka treguar se aktualisht në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 70 fëmijë të prekur me kancer.

Sipas saj, disa po trajtohen në Klinikë e disa të tjerë në shtëpi.

 “Momentalisht janë duke u trajtuar 70 fëmijë me këtë sëmundje në stade të ndryshme të trajtim, disa prej tyre hospitalizohen dhe marrin kimioterapi disa të tjerë këtë terapi në formë të tabletave e marrim në shtëpi”, shtoi ajo.

Grajçevci njoftoi se pacientët e kësaj klinike të gjithë terapinë e kanë të siguruar nga SHSKUK dhe donacionet.

“Komplet terapinë e kanë të siguruar pacientët, disa sigurohen nga SHSKUK, dhe disa të tjera në formë të donacioneve, po ashtu ka shumë fëmijë të cilët  janë shëruar nga sëmundjet malinje dhe ata vinë në kontrolle të rregullta 1 javore, 2 javore dhe mujore”, shtoi Grajçevci.

Diagnostikimi i rasteve  me kancer tek fëmijët bëhet shumë shpejt me ekzaminimin fizikal, analiza laboratorike, imazherike, biopsive dhe funksionit të palcës kockore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat