Pamje/ “Serbët me turp do ta lëshojnë Kosovën”, ja çfarë thotë Rifat Jashari për Sali Çekun

Aktuale

Pamje/ “Serbët me turp do ta lëshojnë Kosovën”, ja çfarë thotë Rifat Jashari për Sali Çekun

Nga: N. Sh. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Rifat Jashari

30 vite më parë, marrëveshja mes Kosovës dhe Shëipërisë mundësoi përgatitjen e komandantëve të parë si nismë për çlirimin e Kosovës me armë në dorë.

Dy grupet e para që ushtruan në Surel në vitin 1991 ishin nën drejtimin e Sali Çekut.

Ata u dërguan në Shqipëri nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Në këto grupe ishin Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Murat Jashari dhe shumë të tjerë.

Në grupin e parë ishin 53 persona, kurse në grupin e dytë 54.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, baca Rifat Jashari dëgjohet duke folur për heroin Sali Çeku.

“Sali Çeku ishte një ndër të parët i cili e theu kufirin shqiptaro-shqiptar bashkë me Adem Jasharin dhe 33 luftëtarë të lirisë. Por ne kur e nderojmë digurën e Sali Çekut, i nderojmë gjithë heronjt e kombit, gjithë ata bij e bija që e derdhën gjakun e njomë”, thotë Jashari, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në këtë video gjithashtu dëgjohet duke folur edhe heroi Sali Çeku.

Ai thotë se, në momentin që serbët ballafaqohen më Forcat reale të UÇK-së, do ta lëshojnë Kosovën me turp.

“Serbët nuk janë të pavdekshëm, ata duhet luftuar dhe ta kujtojnë se në fshatrat e rrethit të Deçanit kanë patur të bëjnë me gra, fëmijë, por momentin që do të ballafaqohen, do të ballafaqohen me forcat reale dhe ata me turp do ta lëshojnë Kosovën dhe ajo ditë nuk është e largët dhe shpresoj që të gjithë këta që kanë ardhë nga Kosova këndej, një ditë shpejt do të kthehen në vatrat e tyre, në vendin ku kanë lidndur ata do të kthehen patjetër”, thotë Çeku, shkruan gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat