“300 mijë euro për Milaim Zekën”, reagon Tomë Gashi: Albini i ka fajet

Aktuale

“300 mijë euro për Milaim Zekën”, reagon Tomë Gashi: Albini i ka fajet

Nga: P.R Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:08
Milaim Zeka dhe Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Milaim Zeka i merr nga RTK mbi 300 mijë euro.

“RTK-ja e cila është punëdhënësi im por edhe unë taksapaguesi i saj. Mos t'kishin qenë përfitimet mbi 300 mije euro te Milaim Zekës prej RTK-se, për këtë njeri as që mkish interesuar a është gjallë diku a jo. Çka i ka ofruar Milaim Zeka RTK-se si kompensim për gjithë këto para te marra prej saj?”, shkruan ndër tjerash Hoxha, përcjellë “Bota sot”.

E këtë postim e ka shpërndarë avokati Tomë Gashi, i cili së fundi ka filluar një konflikt virtual me Milaim Zekën.

“A KA PROKUROR KOSOVA. Erifi i merr 300.000 /Treqind 🐀/ Euro te buta. Tona janë pak 10 milionë euro për RTK. Normal që janë pak masi NUK KA PROKUROR. Po dihet Albini ka faj!”, ka shkruar Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat