Pozhari i nxjerr me emra: 3 ministrat më të vlerësuar të Qeverisë Kurti: Koha që edhe kjo ministre të kthjellet!

Aktuale

Pozhari i nxjerr me emra: 3 ministrat më të vlerësuar të Qeverisë Kurti: Koha që edhe kjo ministre të kthjellet!

Nga: A.ZH Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Albin Kurti, Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, janë ministrat më të vlerësuar të Qeverisë Kurti, në vitin e parë të qeverisjes.

Rezultatin, ai e nxori nga pyetja drejtuar mive të tij në Facebook.

“Armend Mehaj, Arben Vitia dhe Hekuran Murati qenkan ministrat më të vlerësuar për vitin e parë të qeverisjes, sipas miqve në Fb. Asnjë grua ministre. Keq!”, ka shkruar Pozhari.

Image
Armend Mehaj, Arben Vitia dhe Hekuran Murati ministrat më të vlerësuar për vitin e parë të qeverisjes, sipas Pozharit

Ndërsa, lidhur me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanoll, Pozhari ka thënë se ajo ka përmirësuar performancën gjatë muajit nëntor. Por, ai ka kërkuar nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, që të “kthjellet”.

“Përndryshe, ministrja Artane Rizvanolli paska qenë shumë aktive gjatë muajit nëntor. Paska informacion të bollshëm për strategjinë e planifikuar për sektorë të caktuar, veçanërisht energjisë. Kritika veç e përmirëson performancën. Është koha që edhe Donika Gërvalla të kthjellet!”, ka thënë Xhevdet Pozhari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat