Aksidenti në Bullgari/ Armend Mehaj shkon për ngushëllime te familja Osmani në Shkup

Aktuale

Aksidenti në Bullgari/ Armend Mehaj shkon për ngushëllime te familja Osmani në Shkup

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:36
Pamje nga videoja

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i RMV-së, Bashkim Hasani, kanë qenë për ngushëllime tek familja Osmani në Hasanbeg të Shkupit.

Kjo familje humbi anëtarë të saj në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Pamje nga vizita për ngushëllime e dy zyrtarëve, Mehaj dhe Hasani.

Ndryshe, në aksident humbën jetën 46 udhëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat