Pacolli: Njohja nga Kazakistani, punë e komplikuar

Aktuale

Pacolli: Njohja nga Kazakistani, punë e komplikuar

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Behgjet Pacolli dhe Nursultan Nazarbayev

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është skeptik se Kazakistani do ta njohë Kosovën, ani se edhe vet thotë ta ketë kërkuar një gjë të tillë nga vendi aziatik.

Kështu Pacolli tha pasi u pyet lidhur me intervistën e publikuar rishtas të ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbayev, se Kosova po e kërkon njohjen nga ky shtet.

Madje, ky i fundit thotë se kërkesa e Kosovës është njëra nga arsyet pse Kazakistani nuk e njeh Krimenë.

E pikërisht për shkak të këtij dhe konflikteve të tjera në hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik, Pacolli thotë se ka pak gjasë të ndodh njohja.

“Është punë e komplikuar njohja e Kosovës. Kazakistani kushtëzohet nga Rusia me njohjen e republikave ruse që janë pavarësuar nga Gjeorgjia dhe Ukraina”, tha Pacolli.

Ai, konfirmoi se si afarist me biznes të suksesshëm në Kazakistan, dhe me miqësi me Nazarbayevin, e ka kërkuar në çdo takim njohjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat