Video emocionuese: Shqiptarët rrethojnë senatorin Bob Dole/ Ky ishte premtimi i tij menjëherë pas çlirimit të Kosovës

Aktuale

Video emocionuese: Shqiptarët rrethojnë senatorin Bob Dole/ Ky ishte premtimi i tij menjëherë pas çlirimit të Kosovës

Nga: M.H. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Bob Dole gjatë vizitës së tij në Kosovë

Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, senatori Bob Dole, vdiq sot në moshën 98 vjeçare.

Vdekja e tij tronditi gjith botën duke përfshi këtu edhe Kosovën, shkruan “Bota sot”.

Dole për vite me radhë ka shërbyer për të mirën e qytetarëve pa dallim kombësie.

Senatori kishte njoftuar në shkurt se kishte kancer në mushkëri në fazën IV dhe se po fillonte trajtimin

Ai gjithmonë ka qënduar pranë Kosovës edhe pas pavarësisë duke uruar edhe në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit, duke lënë një mesazh që ‘’nëse ju duhem, vetëm ma bëni një zile’’

Në një video nga arkivi shihet Dole teksa ka vizituar Kosovën dhe qytetarët tanë.

Senatori shprehet në këtë vizitë i kënaqur me vendin dhe njerëzit që e përshëndesin.

Unë kam qenë këtu edhe më parë dhe i di problemet shumë mirë, unë e di që Kosova është vend i bukur dhe ka njerëz të mirë dhe jam i lumtur që ky vend ka arritur të ketë lirinë e kërkuar, gjithçka do të bëhet mirë në këtë vend”, tha ndër të tjera Dole.

Kujtojmë që në lidhje me vdekjen e senatorit kanë reaguar edhe liderët e vendit tonë duke bashkëndjer me familjen e Dole./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat