Ramiz Lladrovci e emëron anëtarin e VV-së zëdhënës komune, vjen reagimi i ashpër nga Driton Ajazi, i drejtohet Memli Krasniqit

Aktuale

Ramiz Lladrovci e emëron anëtarin e VV-së zëdhënës komune, vjen reagimi i ashpër nga Driton Ajazi, i drejtohet Memli Krasniqit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Driton Ajazi, Ramiz Lladrovci

Kryetarit të “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, i është forcuar bindja se ka pasur të drejtë kur ka thënë se Ramiz Lladrovci nuk e përfaqëson PDK-në.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ajazi tha se për Lladrovcin rëndësi kanë vetëm ata që e kritikojnë dhe e shajnë PDK-në.

Sipas tij, Lladrovci po prezantohet me të njëjtën fytyrë si pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, edhe në rastin e emërimit si zëdhënës i Kuvendin Komunal të Drenasit, kandidati për Asamble nga radhët e LVV-së Avdyl Mziu, i cili ishte në garë zgjedhore në zgjedhjet e 17 tetorit.

Arsyetimet e Ajazit janë se, Lladrovci duhet të deklarohet se është pjesë e PDK-së, pasi siç po shihet nga veprimet e tij po del se ka një koalicion të mshëftë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kam disa teza për sqarim, e para, ndoshta ky zotëriu në fjalë edhe mund ti plotësoj kriteret profesionale për të qenë zëdhënës i Komunës së Drenasit, por së pari le të deklarohet se a është tani pjesë e PDK-së, e dyta, siq po shihet nga veprimet e Ramizit, po del që ky paska pas koalicion të msheftë me Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas dhe tani po i rehaton në pozicione sipas marrëveshjes”, ka shkruar Ajazi në postimin e tij.

Si dhe si arsyetim të tretë Ajazi ka parashtruar një pyetje për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e pyetur se si e vlerëson këtë situatë, kur Drenasi qeveriset nga PDK dhe njeriu i parë që komunikon me median dhe publikun është Kandidati për Asamble nga Lëvizja Vetëvendosje?!

Sipas tij po anashkalohen në tërësi aktivistët e PDK-së, dhe po iu ofrohen kuadro partive opozitare që të prezantohen si vlera, pasi që të tjerët po qeverisën në emër të tyre.

“Ky është shpërblimi dhe nderi që po ju bënë Ramizi qoftë strukturave lokale, qoftë atyre qëndrore të cilët me javë të tëra qëndruan në Drenas derisa e nxorrën fitues Ramizin!”, ka shkruar Ajazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat