Nesër Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës, shoqërohet nga familja

Aktuale

Nesër Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës, shoqërohet nga familja

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Përparim Rama me familje

Të martën me fillim në ora 10.00 do të mbahet seanca ceremoniale ku dhe do të bëhet emërimi kryesisë së re të Kuvendit komunal të Prishtinës.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i anëtarëve të Kuvendit komunal të Prishtinës, ku nga ora 10.30, do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Prishtinës, tek i zgjedhuri Përparim Rama.

Nëse në këtë seancë pritet të marrë pjesë edhe Shpend Ahmeti për të dorëzuar detyrën tek Përparim Rama, ende nuk është mësuar.

Megjithatë, media merr vesh se Përparim Rama në këtë ceremoni ku dhe ta bëjë betimin si kryetar i Prishtinës, do të jetë i shoqëruar nga familja e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat