Basha i VV-së u reagon kritikuesve të Kurtit: Nuk fitohet pushteti duke çu ujë n’mulli të Vuqiçit

Aktuale

Basha i VV-së u reagon kritikuesve të Kurtit: Nuk fitohet pushteti duke çu ujë n’mulli të Vuqiçit

Nga: M.L. Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 23:53
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas kritikave të opozitës dhe disa opinionistëve ndaj kryeministrit Albin Kurti, përkatësisht qëndrimeve të tij sa i përket dialogut me Serbisë.

Ai ka thënë se nuk është patriotizëm luftimi i kryeministrit Kurti kur ai gjendet në betejë me Serbinë duke i korigjuar gabimet e të tjerëve.

“Nuk mundesh me qenë patriot nëse e lufton Kurtin kur ai gjindet në betejë me Serbinë, sidomos jo kur luftën më të madhe e bën me synim për m’i korigju gabimet që i kanë bërë të tjerët. Nuk fitohet pushteti duke çu ujë n’mulli të Vuqiçit, jo pas krejt këtij berlloku që e keni lënë pas vetes. Dakord se nuk ka mbështetje, por së paku mos u bëni barrë shtesë se marre!”, shprehet Basha

Po ashtu, ai u ka dërguar edhe një mesazh analistëve

“Kurse për banalista që janë akuzu për shitjen e vizave nuk prekem, sepse për ta është krejt normale, ata ta shesin edhe Kosovën sikur “vizat,” sepse komplet karrierën politike e kanë kriju duke gënjy e mashtru!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat