Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, ky është numri i rasteve të reja

Nga: G.B Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat