Nura i kërkon drejtorit të Policisë që ta rikthejnë togerin e stacionit policor në Skenderaj

Aktuale

Nura i kërkon drejtorit të Policisë që ta rikthejnë togerin e stacionit policor në Skenderaj

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, përmes të cilës i kërkohet rikthimi i togerit Basri Durmishit në krye të stacionit policor në këtë komunë.

“Me qëllim të informimit të drejtë, në bazë të autorizimeve ligjore dhe përgjegjësive si Kryetar i Komunës së Skenderajt, dje me datë 07.12.2021, i kam dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Samedin Mehmeti, ku kam kërkuar shfuqizimin e vendimit për caktimin e u.d. së komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, dhe rrjedhimisht kthimin e togerit Basri Durmishi në krye të institucionit të sigurisë”, ka shkruar Nura.

I pari i Skenderajt e ka konsideruar hap të nevojshëm e të arsyeshëm, “duke marrë për bazë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin” e Durmishit sa ka qenë në krye të Stacionit Policor në Skenderaj.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Basri Durmishi është larguar nga detyra e tij.

Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Për këtë pozitë u emërua Muhamet Kajtazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat